Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Armando Sadiku, ky "Makth" i mbrojtjes franceze

Shkruar nga NEWSPORT
Armando Sadiku, ky "Makth" i mbrojtjes franceze

Adil Rami, mbrojtësi i skuadrës Franceze, i ka thurur elozhe sulmuesit të kombëtares sonë, Armando Sadiku. Qendërmbrojtësi kishte si detyrë mbylljen e hapësirave për sulmuesin shqiptar. Në deklaratën pas ndeshjes, mbrojtësi i Francës ka folur mirë për kundërshtarin që kishte përballë, duke treguar vuajtjet gjatë 90 minutave.

"Ka qenë një ndeshje shumë stresuese për mua. Sulmuesi i tyre vrapoi gjatë gjithë kohës si i çmendur. Edhe pse nuk kishte topin, me të vërtetë që ka qenë një ndeshje e mundimshme për ta ndjekur. Kishte një forcë dhe ritëm të jashtëzakonshëm. Në këtë kompeticion nuk ka diferenca të mëdha mes skuadrave, por ne kemi realizuar në maksimum objektivin tonë. Kemi fituar të dyja përballet dhe nuk kemi pësuar asnjë gol. Por, kam frikë se në fund të Europianit do të më bien të gjithë flokët nga stresi që po përjetoj. Për një mbrojtës është me të vërtetë e vështirë”, deklaroi ai.

Në statistikat pas ndeshjes, një fakt interesant ishte që Adil Rami dhe Armando Sadiku kishin përshkruar distancës të njëjtë në fushë dhe pavarësisht se nuk patën shumë kontakte me topa, iu është dashur të vrapojnë 9.89 kilometra.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga