Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Armando SADIKU do të luajë kundër RONALDOS? Oferta nga Arabia Saudite tundon sulmuesin e kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Armando SADIKU do të luajë kundër RONALDOS? Oferta nga Arabia

Armando Sadiku është kthyer në një lider te skuadra e cartagenas në La Liga2, ku sulmuesi i kombëtares shqiptare ka arritur të shënojë gola vendimtarë për skuadrën e tij, duke e udhëhequr drejt rezultateve pozitive.

Sigurisht paraqitjet pozitive të shqiptarit nuk kanë mbetur pa u vënë re dhe në këtë mënyrë ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar. Sipas mediave spanjolle raportohet se Cartagena ka refuzuar ofertën e një klubi Japonez me rreth 2 milionë euro, pasi e kosideronin Sadikun si të pashitshëm.

Por nga raportimet e fundit bëhet e ditur se skuadra spanjolle po kërkon për një “9” gjatë kësaj merkatoje, pasi një ekip i Arabisë Saudite ka tunduar klubin dhe vetë sulmuesin. Emri i skuadrës akoma nuk bëhet i ditur, por në këto kushte duket se Cartagena do të mbushë “arkat” dhe Sadiku mund të luajë në të njëjtin kampionat me Cristiano Ronaldon, i cili mban veshur fanelën e Al Nassr.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga