Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Armando Duka rrëfehet: Çfarë i thashë Edi RAMES për futbollin: “Po na mbështete, do kemi sukses”…Ja ku na ka mbetur hatri me qeverinë

Shkruar nga NEWSPORT
Armando Duka rrëfehet: Çfarë i thashë Edi RAMES për

Presidenti I FSHF, Armando Duka në një intervistë për gazetarin Arber Hitaj mbi financimet e klubeve dhe situatën e pandemisë tregoi se çfarë I ka thënë kryeministrit Rama për sportin shqiptar dhe tregoi neglizhencën e qeverisë shqiptare për ligjin e sponsorizimeve që duhet të adaptojë maxhoranca edhe për futbollin. Armando Duka I bëri këto komente pak ditë para rifillimit të kampionatit të futbollit për superioren.

Dua ta filloj me një pyetje për pandeminë, sa është prekur futbolli shqiptar?

Padyshim që si cdo fushe e jetës u prek dhe futbolli. Eshtë prekur ekonomikisht, sportivisht, nga të gjitha drejtimet, një dëm që nuk është lehtësisht I rikuperushëm sin ë fushat e tjera.

Jeni ndër të paktat Federata në Europë që keni dhënë ndihmë për sportin në kohë pandemie. Si është pritur kjo ndihmë. Do kemi paketë të dytë?

Ne kemi paguar gjithë futbollistët, trajnerët dhe stafin e klubeve me një minimum jetik, jo me një pagë por me dy paga mujore me një minimum 30 mijë lekë në muaj. Ka qenë një ndihmë për disa edhe një pagesë luksi sepse nuk kanë qenë në kushtet e mbijetesës por ka qenë një shenjë solidariteti për futbollin. Por duke qenë taksapagues kjo ishte një gjë që duhet të ndodhte nga buxheti I shtetit sepse ata paguajnë taksa. Për ne ka qenë edhe një vështirësi financiare që nuk e mbyllim dot me buxhetin e 2020 por do ta marrim hua nga banka dhe do ta paguajmë nga buxhetet në vazhdim.

Ka ende kohë për tu ndihmuar futbolli apo quhet e ezauruar?

Unë mendoj që dhe jam I kënaqur që kjo periudhë pandemie ka kaluar. Jemi rikthyer në stërvitje të paktën në të njëjtat kushte, në cdo vend janë politikat shtetërore dhe jo vetëm të federatës sportive. Sepse federate organizon, por pa një bazë ligjore që zhvillon cdo industry është e pamundur të zhvillohet industria. Qeveria ka shumë cfarë të bëjë për të siguruar një të ardhme për futbollin dhe ta kthejë në një biznes të mirëfilltë dhe të ketë sa më shumë kënaqëi. Dhe pse jo të jetë një degë e rëndësishme të ekonomisë.

Po sa I përket kombëtares që na prek të gjithëve…

Në të njëjtën mënyrë edhe kombëtarja. Duhet të jetë frut I një strategjie shtetërore. Eshtë një nga gjërat më të mira që ka prekur Shqipëria me kualifikimin në euro2016. Në këtë periudhë patjetër që u ndërprenë ndeshjet e përgatitjet dhe sportivisht do të kemi një nivel më të ulët. Rikthimi tashmë I detyrueshëm në shtator urojmë që të rimarrë formën e para pandemisë, dhe ne do të luajmë ndeshjet që kemi pretendimet tona.

Sa I përket investimeve, keni ndërmarrë investime, kjo situatë do ngadalësojë procesin?

Edhe në këtë fushë FSHF ka investuar goxha për përmirësimin e infrastrukturës në Shqipëri dhe në stadium në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, por është e pamjaftuyeshme. Dhe kjo është e pazakontë, që një federatë të marrë lidershipin e investimeve të infrastrukturës së futbollit në një vend. Edhe këtu duhet të jenë klubet, pushteti vendor dhe qeveria që të mbështetëse. Ato fonde që ne kemi dhënë për paga nuk kanë prekur buxhetet e investimeve. Projektet do të vazhdojnë dhe ato që kemi për riparime fushash.

A jeni gjendur ndonjëherë më parë në këtë situatë? Si do e suportoni pjesën post-pandemi?

Padyshim që është një rast I paprecedentë një gjë që nuk më ka ndodhur mua por të gjithëve. Kjo periudhë na ka dëmtuar. Dëmi më I madh është dëmi sportive. Fakti që futbollistët e të gjitha niveleve nuk e kanë shumë të lehtë të kapin formën sportive. Gjendja fizike patjetër që ka lënë shenjën e saj. Dhe kjo nuk është e lehtë. Në bashkëpunim me klubet kemi programuar rifillimin e aktivitetit duke menduar që të mos kemi ndërprerje. Dëmi më I madh është se nuk do kemi mbështetjen e spektatorëve. Kemi një mesatare 4 mijë spektatorë në ndeshje, jo vetëm për kenaqësi por edhe për cilësinë e futbollistëve; dëmi tjetër është ekonomik, që zë një peshë rreth 15% të buxhetit të klubeve.

Kthimi i futbollit në biznes. Cilat janë hapat që të jetë edhe biznes me të ardhura?

Ne kemi propozuar qeveverisë shqiptare një lloj pakete ligjore. Do të duhej që futbolli të futet në një formalizim të plotë. Nuk mjafton vetëm insistmi i FSHF apo për të paguar rregullisht futbollistët por duhet bashkërendim me qeverinë. Duhet lehtësim nga taksat deri në momentin që kjo kthehet në ekonomi të mirëfillte derisa të kthehet në taksapagues të rregullt. Duhet mbështetje për infrastrukturën sportive. Në këtë tranzicion vetëm është prishur infrastruktura, dhe nuk ka ndërtuar dhe nuk ka përmirësuar atë aktuale.

Tirana, kryeqyteti shqiptar që është resursi kryesor, brenda Tiranës nuk ekziston asnjë fushë sportive shtetërore. Ka disa akademi në periferi. Të zhvillosh futboll për ta kthyer atë në prodhim talentesh do të donte minimalisht 50 fusha futbolli. Kemi më pak fusha sesa kishim para vitit ’90. Ne duhet ti bëjmë që të afrojmë fëmijët te futbolli.

Taksat që është ngarkuar futbolli sot duhet të lehtësohen. Nëse do të zerohen do të ishte akoma më mirë. Nuk thashë që të mos ketë taksa përjetësisht. Por ta kthejmë futbollin në një ekonomi të mirëfillte. Tatimi mbi të ardhurat e futbollistëve mund të zerohet për një periudhë të caktuar, tatimi mbi vlerën e shtuar mbi infrastrukturën sportive le të bëhet njëlloj si turizmi apo në bujqësi, dhe gjithashtu ligji për sponsporizmet të ndryshojë sin ë skemën e  evropës. Me gjithë insistmimin ky ligj ka bërë një ndryshim siperfaqësor që nuk do të sjellë ndryshim. Ngelet ligji I ‘94. Ne duhet të bëjmë ndryshimet për ta kthyer në një ekonomi që lulëzon.

A ka pasur vullnet pozitiv nga qeveria për të plotësuar këto kushte?

Nuk mund të themi se nuk janë diskutuar, madje ka diskutime. Por ajo që është shtylla kryesore që do ta bëjë shqipërinë me futboll cilësor është ndryshimi I infrastrukturës dhe ndryshimi I ligjit për sponsorizimet. Unë ia kam thënë kryeministrit Edi Rama: nëse Shqipëria na mbështet në këtë iniciative që të ndërtojmë 100 fusha futbolli brenda tre viteve të ardhshme, Shqipëria do të jetë një vend pretendent për cdo garë ndërkombëtare. Sepse shqiptarët e dashurojnë futbollin, e luajnë futbollin, I gjithë ballkani e ka në gen futbollin. Futbolli kërkon sakrificë dhe ne jemi njerëz të sakrificës. Ndaj duhet të mbështetemi. 2/3 e projektit e mbështet FSHF dhe 1/3 qeveria. Unë ju garantoj se Shqipëria do të bëhet një vend konkurrues në evropë.

Si është marrëdhnia juaj me qeverinë? A ndikon kjo marrëdhënie juaj kontradiktore tek klubet?

Marrëdhëniet e mia dhe të futbollit janë korrekte. Padyshim kemi përshëndetur dhe kemi bërë projekte të përbashkëta sic është stadium I Kukësit, apo shtëpia e Futbollit që qeveria dhuroi tokën. Por kemi qenë dhe jemi kritikë për zhvillimin e lojës së futbollit. Ato që u mundova të them për ndryshimin e ligjeve në shërbim të futbollit; për sjelljen e qeverisë gjatë periudhës së pandemisë, ku u anashkaluam deri në injorim. Futbolli është taksapagues dhe meritojnë shërbimin e qeverisë.

Sa rentabël është futbolli shqiptar?

Ligjet aktuale nuk e bëjnë lehtësisht rentabël në gjithë territorin e vendit. Sepse të kesh një klub futbolli që pretendon të mbajë veten: ligjet tona thonë se futboli të mbajë veten. Dhe në cdo skaj të vendit është e vështirë. Porn ë klube të vecanta janë mundësitë për bilanc pozitiv si në qytetet e mëdha ku ka spektatorë dhe biznese më shumë. Por problem është se nuk kemi futboll produktiv.

Kur do kemi një stadium në jug të vendit?

Ne jemi munduar që në bashkëpunim me qeverinë apo pushtetin vendor të mbështesim projekte. Nuk është detyra jonë të mbështesim për fusha. Federata në Shqipëri është detyruar të orientojë buxhetet e saj dhe donacionet në infrastruturë sepse ka qenë në nivel të keq. Jemi ofruar aty ku kemi mbështetje. Në Fier dhe në Vlorë mund të kemi bashkëpunim. Dhe ky do të jetë bashkëpunim I FSHF, me bashkinë e fierit dhe qeverinë. Mund të kemi dhe në Korcë e në Durrës.

A keni një mesazh për sportdashësit?

Janë ditë të vështira. Jam dhe unë sportdashës dhe bukuria është në shkallët e stadiumit. Të mbështesim skuadrën e zemrës. Ta mbështesim në këtë pjesë të mbetur nëpërmjet ekranit, dhe uroj të rikthehen në shkallët e stadiumit mundësisht që në shtator.

Intervistoi: Arber Hitaj (Televizioni: Scan)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga