Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

VIDEO/ Kërkon të bëjë “zap” Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu viziton në spital legjendën “bardheblu” Agustin Kola

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kërkon të bëjë “zap” Bashkinë e
Agustin Kola dhe Ogerta Manastirliu

Agustin Kola aktualisht është i shtruar në QSUT. Legjenda e Tiranës së fundmi ka disa probleme shëndetësore dhe kjo ka bërë që të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Ish-ministrja e Arsimit, Orgerta Manastirliu e ka vizituar Kolën në ambientet e spitalit. Kandidatja për Bashkinë e Tiranës ka treguar se pavarësisht momentit jo shumë të mirë që po kalon, sërish legjenda e Tiranës ruan energjinë dhe pozitivitetin e dikurshëm.

“Sot vizitova në spital Agustin Kolën, legjendën e futbollit të Tiranës, i cili pas një sfide shëndetësore, është nën kujdesin e duhur nga mjekët tanë profesionistë në QSUT.

I urova shërim të shpejtë, teksa energjia dhe pozitiviteti i Agustinit mbeten po ato që e kanë shoqëruar gjithmonë, brenda dhe jashtë fushës së blertë????

Të shkuara kampion”, shkruhet në postim.

Poll

Lexo gjithashtu