
Partizani u rikthye te fitorja në kampionst pas 4 ndeshjesh. “Demat” triumfuan 1-0 ndaj Flamurtarit në Vlorë. Një autogol i shënua nga Lorenc Trashi vendosi fatet e këtij takimi, me ekipin e Oltijon Kërnajës që arriti të siguronte 3 pikët.
Padiskutim që kjo fitore vjen në momentin më delikat të kryeqytetasve, të cilët tashmë marrin pak frymë dhe “shkelmojnë krizën” në të cilën ndodheshin prej javësh. Por kjo fitore ka ardhur edhe prej disa lëvizjeve të presidentit Gaz Demi.
Kërnaja pas ndeshjes ka zbuluar se që pas largimit të Mladen Milinkovic, Demi është gjithmonë i pranishëm në çdo strvitje të ekipit. Një mënyrë kjo nga kreu i “të kuqve” për të motivuar futbollistët dhe për të parë më nga afër të gjithë situatën dhe stërvitjen e kryeqytetasve, duke i ndihmuar të “kapërcejnë” edhe ngërçin psikologjik në të cilën ndodheshin.
Me kuriozitet mbetet të shihet se për sa kohë Gaz Demi do të ndjekë këtë “ritual” dhe si do të jenë paraqitjet e skuadrës në javët në vazhdim.