Çështja titull është marrë seriozisht nga Kukësi. Skuadra verilindore nuk ka bërë asnjë ditë pushim, duke marrë ngarkesat e duhura në prag të ndeshjes me Tiranën.
Një vendim i stafit të Armando Cungut, me këtë të fundit që nuk ka lejuar shpërqendrimin e të besuarve të tij, pas kualifikimit në çerekfinalen e Kupës, duke i zbritur në fushë menjeherë. Edhe pse ndaj bardhebluve do të jetë ndeshja e tretë në 1 javë, skuadra ka marrë ngarkesën e plotë, përjashtuar këtu titullarët.
Ata kanë punuar vetëm në palestër e pishina, ndërsa më pas kanë bërë sauna. Në krahun tjetër, futbollistët që ngrohën stolin kanë zbritur në fushën e Pezë Helmes, duke bërë lëvizje me topin dhe duke marrë udhëzimet tekniko-taktike.
Për këtë duel, Cungu pritet të vuaj mungesat e Edis Maliqir dhe Ardian Cuculit, edhe pse ky i fundit mund të jetë i gatshëm të zbres ndaj 24 herë kampionëve të vendit. Ndërkohë dilema që po mban peng Cungun është skema që do të hedh në fushë, ku Reginaldo e Shkurtaj janë pikëpyetjet më të mëdha të tij.