Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Armando Cungu me "dhimbje koke", ndaj Bylis mungon "assi" i ekipi

Shkruar nga NEWSPORT
Armando Cungu me "dhimbje koke", ndaj Bylis mungon "assi" i

Katër gola, tri pikë dhe vendi i dytë në klasifikimin e Kategorisë Superiore. Kjo ishte fundjava brilante për të besuarit e Armando Cungut, që mundën në Laç ekipin e Luftëtarit me rezultatin 4-0. Forma e mirë që po kalon ekipi, dukshëm nga ngritur pretendimet, me Europën që tanimë është aty. Me uljen në stol të shkodranit, Laçi ndryshoi fytyrë duke u rikthyer i frikshëm për kundërshtarët.

E mërkura i sheh kurbinasit në një transfertë delikate në Ballsh. Përballë do të jetë Bylis që ka surprizuar këtë edicion, në ndeshjen që do të vendosë shumë për të dyja ekipet. Për momentin Laçi qëndron me një pikë më shumë, ndërsa Bylis kërkon suksesin përballë tifozëve të ve.

Armando Cungu do të duhet të bëjë pa Julian Shehun, që këtë sezon ka qenë një "ass" për mesfushën kurbinase. 21 vjeçari u ndëshkua me kartonin e katërt të verdhë, ndaj do i duhet që ta ndjekë nga tribuna ndeshjen e mesjavës. E gjithë barra bie mbi Cungun, që i detyruar duhet të gjejë zgjidhje për të mbuluar rolin e Shehut. Mesfushori ka zhvilluar 14 paraqitje këtë edicion, duke përshëndetur edhe një herë rrjetën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga