Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Armando Broja apo Marvin Çuni, dilema e madhe e Sylvinhos

Shkruar nga NEWSPORT
Armando Broja apo Marvin Çuni, dilema e madhe e Sylvinhos

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në fushë përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe, më 17 dhe 20 nëntor, e vlefshme për raundin e 7-të të fazës kualifikuese të Euro 2024. FSHF do të bëjë publike listën e lojtarëve të grumbulluar nga Sylvinho ditën e nesërme. Ftesat janë dërguar dhe biletat janë rezervuar për kthimin e yjeve kuqezi në Tiranë.

Emrat në listë janë thuajse të ditur ende pa u publikuar falë edhe të rezultateve fantastike të djemve në këtë rrugëtim. Lojtarët do të jenë thuajse të njëjtët, por me vetëm 1 ndryshim. Prej ditësh trajneri brazilian ka patur një dileme shumë të madhe sa i përket fazës së sulmit: Armando Broja apo Marvin Çuni.

Në gjendje optimale, sigurisht, sulmuesi i Chelsea-t do e kishte vendin e sigurtë në listë falë cilësive të jashtëzakonshme që ka, por dëmtimi duket se do t’i mohojë një tjetër grumbullim me shokët kuqezi.

Marvin Çuni nga ana tjetër bëri debutimin e tij me fanellën e Kombëtares në miqësoren me Bullgarinë, ndërsa vjen dhe njga një formë shumë e mirë teksa shënoi gol në fundjavën që lam pas me Frosinonen në Serie A.

Jasir Asani, Arbnor Muja, Sokol Cikalleshi, Mirlind Daku, Taulant Seferi, Ernest Muçi dhe Myrto Uzuni janë të sigurtë në listë dhe një prej dy talentëve të sipërpërmendur do t’u bashkangjitet, por ekziston edhe mundësia që Sylvinho ta mbyllë me kaq repartin e sulmit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga