
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është i ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel ku ndër të tjera ka folur edhe për rëndësinë e ndeshjes së Kombëtares shqiptare përballë Çekisë, më 12 tetor.
Duka vlerëson rëndësinë e ndeshjes ndërsa kalon presionin tek kundërshtarët teksa thotë se për ta është një 90 minutësh fatal për fatet e tyre të kualifikimit.
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për gjendjen që ka Çekia për paraqitjet që ka pasur dhe pozicionin që ka në renditje që është në vendin e dytë pas Shqipërisë. Për ne është akoma më shumë e rëndësishme pasi nëse bëjmë një rezultat pozitiv pothuajse arrijmë në Euro 2024 në Gjermani. Është një kryqëzim i rëndësishëm për të shkuar në Gjermani, por nuk është një kryqëzim fatal. Për ne jo, për çekët është kryqëzim fatal”, tha Duka.