Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Armand Duka: Edi Reja ekspert i jashtëzakonshëm, dëmtimet na penalizojnë, nuk kemi diferenca me rivalët

Shkruar nga NEWSPORT
Armand Duka: Edi Reja ekspert i jashtëzakonshëm, dëmtimet na

Kombëtarja do të rikthehet për të zhvilluar 2 përballjet e fundit të Nations League. Me datë 24 shtator Shqipëria do të përballet kundër Israelit, vetëm 3 ditë më pas do të jetë dhe ndeshja fundit kundër Islandës.

Shqipëria renditet e treta me vetëm 1 pikë të grumbulluar në barazimin ndaj Islandës 1-1. Këtë herë ekipi do të përballet dhe me mungesat e shumta, pasi pjesa dërrmuese e formacionit titullar kanë pësuar dëmtime në ekipet e tyre.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit z.Armand Duka është shprehur gjatë prononcimit të tij për emisionin “Skaner” rreth objektivave në këto dy takime dhe mbi trajnerin Edoardo Reja. Më poshtë mund të lexoni deklaratën e Armand Dukës.

 

“Kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme. Nëse bëjmë rezultate pozitive në këto dy ndeshje, marrim vendin e parë në grup. Por mund të marrim edhe vendin e fundit në grup nëse bëjmë rezultate negative në këto dy ndeshje. Mundësitë i kemi. Nuk dua ti jap alibi ekipit kombëtar, por realiteti është që kemi humbur shumë futbollistë gjatë kësaj periudhe. Fatkeqësisht kemi shumë dëmtime në prag ndeshjen me Izraelin. Kemi humbur pothuajse të gjithë titullarët e mbrojtjes dhe ekipi do të luajë me zgjedhjet e dyta. Por niveli, qoftë i zgjedhjeve të dyta, është i mirë për të pasur një rezultat pozitiv si me Izraelin, ashtu edhe me Islandën. Izraeli është një ekip i mirë. E pamë në Tiranë. Siç jemi edhe ne. Nuk kemi diferenca kualitative. Të treja rezultatet mbeten të hapura. Nuk kam dëshirë të planifikoj divorce. Kam dëshirë të planifikoj suksese dhe uroj që të kemi sukses në dy ndeshjet e radhës. Pastaj padushim që mendojmë edhe për të ardhmen, në të gjitha skenaret se çfarë do ndodhi në dy ndeshjet dhe çfarë do bëjmë në të ardhmen. Kemi edhe ndeshje të tjera miqësore në tetor dhe nëntor. Kemi edhe shortin në tetor për kualifikueset europiane. Uroj të kemi një short të mirë. Të dy versionet, skenaret, i kemi në tavolinë.

 

Nuk ka lidhje vetëm me kontratën. Trajneri që kemi aktualisht është trajner shumë i mirë, më i miri që ka pasur Shqipëria. Është një ekspert shumë i mirë, me një eksperiencë të jashtëzakonshme. Një njeri pozitiv që nuk sheh vetëm rezultatet e ekipit të parë, por zhvillimin e futbollit shqiptar dhe e dëshiron vërtetë zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Njeri që ka marrëdhënie shumë të mira me grupin. Ka bërë mirë apo ka pasur ndryshime? Padyshim, nuk ka trajner që nuk bën gabime. Ka bërë rezultate pozitive, ka bërë 18 pikë në eliminatoret e botërorit, si asnjëherë tjetër Shqipëria, duke u renditur e treta. Ka zënë vendin e parë në Nations League dhe u ngjit në ligën B, ku nuk luan asnjë nga komshinjtë tanë, përfshirë këtu edhe Greqia. Është pretendet për të marrë grupin B dhe për të shkuar në atë A. Sipas meje Shqipëria duhet ta konsiderojë luks që ka trajner Edi Rejan. Vetëm mosha është penalizuese për të, asgjë tjetër

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga