
Ditën e sotme ka pasur një process gjyqësor në Dhomën e Zgjidhjeve të konflikteve mes mesfushorit Arinaldo Rrapaj dhe klubit Flamurtari me në krye administratorin Sinan Idrizi. Futbollisti 19-vjeçar pretendon se nuk është paguar nga klubi vlonjat e për këtë arsye ka kërkuar largimin dhe prishjen e kontratës.
Dhoma e zgjidhjes së konfliteve i ka dhënë të drejtë Rrapajt duke e bërë një futbollistë të lire si dhe klubi vlonjat duhet të paguajë të gjitha detyrimet ndaj tij. Nga ana tjetër Flamurtari dhe administratori Sinan Idrizi pretendojnë të kundërtën pasi Rrapaj ka kontratë edhe për një tjetër vit dhe nuk mund të largohet në këtë mënyrë nga skuadra vlonjate e se nuk ka pasur asnjë falsifikim firme.
Newsport.al kontaktoi me admnisitratorin Idrizi për të mësuar më shumë rreth kësaj çështje dhe numri një i Flamurtarit u shpreh se kjo çështje nuk do të mbetet me kaq.
"Është e turpshme që një lojtar 19 vjeç të bëj të tilla gjëra që në këtë moshë. Sot ishte një process gjyqësor dhe unë nuk e di kush e mëson këtë futbollist pasi sot pashë 3 firma. Unë këtë çështje do ta ndjek penalisht për të parë se kush ka të drejtë, Sinan Idrizi apo pala tjetër.
Këtë çështje do ta dërgoj nesër në sallën e kriminalistikës për të parë nëse firma është falsifikuar apo është e vërtetë dhe nuk do ta lë me kaq pasi dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Ky përfaqësuesi i lojtarit duhet ta ndajë mendjen se çfarë është avokat apo cub, se të dyja nuk I bën dot", u shpreh ndër të tjera Idrizi.