Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Humbën ndeshjen e parë të “Play-Off”, Jasir Asani pas disfatës në Champions: Ende nuk…

Shkruar nga NEWSPORT
Humbën ndeshjen e parë të “Play-Off”, Jasir Asani pas
Jasir Asani

Esteghlal u mposht mbrëmjen e djeshme nga Al Hussein. Këto të fundit triumfuan 1-0 në transfertë, duke i shkaktuar kështu ekipit të Jasir Asanit humbje në ndeshjen e parë të “Play-Off”-it të Champions League Aziatike.  

Një humbje e cila padiskutim ia vështirëson akoma më shumë “punën” për fazën tjetër, porn ë lojë do të jenë edhe 90-të minuta të tjera për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Pas kësaj disfate ka reaguar në rrjetet sociale “mëngjarashi” i Kombëtares shqiptare.

Lideri kuqezi shkruan se ende asgjë nuk ka përfunduar dhe se ekipi do të vazhdojë të luftojë. Ndër të tjera nënvizon se historia do të vijojë të shkruhet, teksa kërkon edhe mbështetjen e tifozëve.

“Ne vazhdojmë të luftojmë. Ne vazhdojmë të besojmë. Asgjë nuk ka mbaruar ende dhe historia jonë është ende duke u shkruar. Ne qëndrojmë së bashku, punojmë më shumë dhe vazhdojmë përsëri me zemër të plotë dhe besim të plotë.

Mos u dorëzoni kurrë. Forca @esteghlal.fc.official”, ka shkruar shqiptari.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jasir Asani (@jasir_asani10)

Poll

Lexo gjithashtu