
Marvin Çuni ka gjetur golin e parë me fanellën e Frosinones në ndeshjen që po zhvillohet përballë Empolit të Ismajlit e Berishës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare tundi rrjetën në minutën e 58-të për të zhbllokuar rezultatin në 1-0 për vendasit.
Një gol 100% shqiptar pasi edhe asisti vjen nga një tjetër talent me origjinë shqiptare, Arijon Ibrahimovic dhe ndëshkojnë dy shqiptarët e tjerë, Ismajli e Berisha. Një supergol nga talenti kuqezi që bën një lëvizje spektakolare me finte për ta dërguar topin pas kurrizit të portierit të Kobmëtares.
Çuni pa t’i anulohej edhe një gol tjetër në pjesën e parë, por tashmë festa e tij është legjitime dhe 20-vjeçari realizon një ëndërr teksa shënon në një kampionat si ai i Serie A.