Partizani ia del të triumfojë me shifrat 2-1 ndaj Bylisit në ndeshjen historike. Java e 12-të e Abissnet Superiore shikon të kuqtë për herë të parë në historinë e tyre, të zhvillojnë ndeshjen në stadiumin e tyre.
Bylis arriti të reagonte vetëm në minutën e 80 me anë të Souza i cili ngushtoi diferencat në 2-1, për të mos ndryshuar deri në fundin e ndeshjes. Pas takimit ishte trajneri i ballshiotëve i cili foli për takimin ndaj Partizanit, duke e nisur më përgëzime ndaj punë së Gaz Demit.
Arian Bellai për Oversport:
"Më bëhet qejfi që presidenti Demi ka arritur këtë gjë të madhe.
Erdhëm me një ekip me shumë mungesa. Jam shumë i kënaqur nga lojtarët e rinj që dhanë shpirtin, pasi ato treguan një lojë shumë të mirë dhe kjo më bën shumë shumë të lumtur.
Bëjmë shumë përpjekje, çunat në stërvitje angazhohen si të bëjnë golin por këto janë rrethanat. Në ndeshje të krijohet mundësia dhe duhet ta shfrytëzojmë, nuk ke çfarë i bën. Në 5 ndeshje kemi shënuar 2 gola dhe kjo është shumë për t’u shqetësuar.
Me Partizanin u munduam të bëjmë një gjë por dhe këto nuk mund të arrihen çdo herë. Ne kishim shancet tona me Qardakun dhe Souzën por nuk i shfrytëzuam. Ne jemi të kënaqur me këtë pauzë pasi ne do ta shfytësojmë këtë për të fituar besimin që na mungon. Ndonjë të dielë fitojmë ndonjë e humbin ky është futbolli. Stërvitjet do vijojnë dhe do punojmë shumë.
Sigurisht ne do të punojmë që të marrim tre pikëshin dhe situata sa vjen e po vështirësohet. Ne ndryshuam shumë skemën pasi kjo na solli pak më shumë hapsirë dhe këtu mund të them që ishte faji im. Ne duhet të luajmë me skemën tonë. Nuk kisha besimin e plotë pasi lojtarët ishin të rinj dhe vetëm pas futjes së Esquerdinha çdo gjë ndryshoi dhe na dha më shumë rrjedhshmëri.
Unë i përgëzova pas ndeshjes, në qoftë se nuk i jep dorën këtyre futbollistëve për çfarë treguan nuk quhesh trajner. Ishte ndeshja e parë në shtëpinë e Partizanit, çunat treguan qetësi dhe maturi në shumë situata".