Arena Kombëtare është shndërruar në objekt diskutimesh në vendin tonë, teksa së fundmi është ish-kryeministri Sali Berisha që akuzon për keqpërdorim të fondeve të këtij impianti të ri.
Ai krahason projektin e stadiumit të Kosovës që është
parashikuar të kushtojë rreth 50 milionë euro. Përmes një postimi në rrjetet
sociale, ish-kryeministri shkruan:
"Arena e Hajnisë me 21000 vende kushton 27 milionë euro më shumë se sa stadiumi
kombëtar i Kosovës me 30000 vende! Kulla Kristaq Rama dhe Molli familjar i
klanit mafioz Rama gllabërojnë 50% të fondeve të asaj që nisi si Arenë Kombëtare
dhe përfundoi si aneks i pronave të Edvin Hajdutit dhe Klanit të tij mafioz!"
Kujtojmë që impianti më i ri sportiv në vend është drejt përfundimit dhe në muajin nëntor do të inagurohet me ndeshjen e Kombëtares kundër Francës.
