
Teuta do të luajë në javën e 5-të të Abissnet Superiore ndaj Tiranës. Duke parë rregullimet në fushën e "Niko Dovanës", durrsakët kanë vendosur që edhe këtë ndeshje të rëndësishme ta luajnë në "Arena Egnatia" në stadiumin e Rrogozhinës duke që fusha në këtë stadium është në gjendje perfekte. Për këtë ndeshje, trajneri Martini ka marrë dy lajme shumë të mira pasi do të rikthehen mbrojtësi Ivanovic dhe sulmuesi Lorenco Vila.
Dy rikthime me "peshë" për kampionët në fuqi pasi mbrojtësi serb ka bindur me paraqitjet e tij, ndërsa për Vilën dihet cilësit që lojtari ka dhe do të jetë një "armë" më shumë për Martinin. Sulmuesi mungon prej disa muajsh pas një dëmtimi të rëndë që pësoi që në ndeshjet e Champions League, ndërsa tani është rikuperuar dhe gati për të bërë debutimin në këtë sezon të ri të kampionatit shqiptar.