Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ardit TOLI shfrenon fantazinë, kërkesa të çmendura nga mesfushori te TIRANA

Shkruar nga NEWSPORT
Ardit TOLI shfrenon fantazinë, kërkesa të çmendura nga

Ardit Toli ishte një nga lojtarët më të përmendur gjatë kësaj merkato vere. Mesfushori nuk ka pranuar t'i bashkohet më bardhebluve. Edhe pse kampionët e Shqipërisë i kanë bërë me dije se është nën kontratë me ta, ai s'është bindur për një fakt të tillë.

Burime të besueshme bëjnë me dije për Newsport.al që në fund ka pasur një lëshim nga ana e lojtarit, por me disa kushte. Ai ka kërkuar një pagë që kapte shifrën e rreth 8 mijë eurove në muaj, si dhe strehim edhe ushqim të mundësuara nga klubi.

Kërkesa që mund të plotësoheshin nga drejtuesit bardheblu nëse do të vinin në kushte normale dhe jo në formë presioni. Presidenti Halili ka treguar gjithmonë zemërgjerësinë e tij ndaj lojtarëve, por kur ata e kanë dashur me gjithë zemër klubin më të titulluar në Shqipëri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga