
Ardit Krymi po përflitet lart e poshtë për një rikthim në Superiore. Tirana është skuadra e cila e ka mesfushorin në planet e saj, madje u raportuar se palët ishin shumë afër marrëveshjes.
Ndërkohë një pistë tjetër ishte edhe ajo e Shkodrës, me kuqeblutë që synojnë dhe kanë në plane rikthimin e “djalit” të tyre në shtëpi.
27-vjeçari ka kontratë me Shakhter Soligorsk deri më 31 dhjetor 2023 dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë mes palëve. Mesfushori asnjëherë nuk e ka fsheh dëshirën e tij për t’u kthyer në Shqipëri dhe herë pas herë ka theksuar edhe në intervistat e fundit se nuk do të “tradhtonte” Shkodrën për asnjë qytet tjetër.
Në këto kushte për momentin asgjë nuk është në dorën e tij, por duket se pista “Ardit Krymi” për kryeqytetasit bie dhe në Superiore do ta rikthente vetëm Vllaznia.