Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ardit Krymi afër rikthimit në Shkodër, lojtarin vendos pikat mbi “i” brenda kësaj jave

Shkruar nga NEWSPORT
Ardit Krymi afër rikthimit në Shkodër, lojtarin vendos pikat mbi

Ardit Krymi është kthyer në lojtarin më të përfolur të kësaj merkatoje. Interesimi nga Tirana dhe Vllaznia ka bërë që mesfushori të përfundojë në qendër të merkatos.

27-vjeçari e ka theksuar gjithmonë se do të rikthehej në Superiore vetëm për Vllaznisë. Në këto kushte skuadra kuqeblu nuk ka humbur kohë dhe i ka bërë ofertë lojtarit për tu rikthyer në “shtëpi”.

Krymi ka kontratë deri në dhjetor me Soligorsk, me këtë të fundit që është dënuar. Në të tilla kushte një transferim i lojtarit në “Loro Boriçi” është mëse i mundshëm, pasi palët kanë arritur marrëveshjen dhe po diksutohen detajet e fundit të kontratës mes tyre.

Me shumë gjasa kjo “telenovelë” pritet të marrë fund brenda kësja jave, kohë kur lojtari do të vendosë pikat mbi “i” sa i takon të ardhmes së tij. Pjesmarrja e Vllaznisë në Conference League është nëj tjetër plus për Krymin që kërkon që këtë herë rikthimi në shtëpi të jetë edhe një trampolinë për të lëvizur sërish në një kampionat tjetër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga