
Trajneri i njohur shqiptar, Ardian Mema, ishte i ftuar në emisionin “Sport News” të moderators Trevisa Tufa. Ish-trajneri i Tiranës, Skënderbeut e Kastriotit ndër të tjera u pyet edhe për sitautën e Vllaznisë dhe humbjen e fundit të saj me Kastriotin në Shkodër.
“Ekip pa ekuilibër fare duke parë si kanë pësuar gola. Te goli i pësuar me Kastriotin janë djegur të gjithë linjat e ekipit. Kastroti ka dalë me dy-tre pasime dhe ka bërë gol. Më bëhet qejfi pasi kam qenë aty. Është ekip i brishtë por kjo fitore mund t’i japë një pikë kthese pasi kishim kohë pa fituar.
Kur erdha unë fituam me Vllazninë dhe tani u kthyen sërish te fitorja po me ta. Vllaznia ka një problem në ndërtimin e lojës. Është ekip që zgjidh vetëm me top të gjatë apo nëpërmjet cilësive personale të lojtarëve. Unë nuk i pranoj shumë që të zgjidhen vetëm me individualizam por të marrin pjesë pjesa dërrmuese e lojtarëve.”-tha Mema.