
Bylis humbi me Vllazninë ditën e premte në Loro Boriçi me rezultatin e ngushtë 2-1. Ndeshja ka qenë mjaft e tensionuar si në lojë ashtu edhe pas saj. Kontestimet ndaj gjyqtarëve të ndeshjes kanë qenë të shumta e të ashpra me presidentin Besnik Kapllanaj i cili nuk është kursyer në stadium.
Në emisionin “Skaner” të Gerti Çarçanit në MCN TV, biznesmeni Agron Kapllanaj, vëllai i presidentit, ka folur për situatën.
“Arbitri kundër Vllaznisë ishte tendencioz që nga fillimi dhe deri në fund. Kridens Meta e porositi dhe arbitri në fushë e ekzekutoi. Nuk ishte për të favorizuar Vllazninë, por ishin kundër Bylisit. Madje edhe vetë shkodranët më kanë thënë pas ndeshjes, qytetarët shkodranë, që na kanë vjedhur dhe nuk e meritonin fitoren. Po kritikonin Vllazninë se luajti dobët.”- u shpreh Kapllanaj.