
Godwin Savior dhe Moses Junior janë dy afrimet e fundit të Skënderbeut. Korçarët përforcohen ndjeshëm me dy përforcimet e fundit. Agjenti i lojtarëve, Arbi Laçi, ka mundësuar transferimin e dy 19-vjeçarëve nigerian në Shqipëri me një kontratë 4-vjeçare. Savior luan si mesfushor qendre ndërsa Moses si sulmues i majtë teksa njihet për shpejtësinë e tij.
Skënderbeu bëhet e frikshëm teksa kanë bërë një merkato “kampionësh” me afrimet e Randy Dwumfour, Moraes, Idrizaj e Hyseni të cilëve u shtohen edhe dy talentët nigerian. Lojtarët do të vihen nën urdhërat e trajnerit Gvozdenovic ku do të punojnë për të ndihmuar korçarët në objektivin e rikthimit në elitën e futbollit shqiptar.
Poll