
Apolonia U-19 është mundur dhe në takimin e dytë ndaj kroatëve të Hajduk Split U-19. Një aventurë në UEFA Youth League,e cila u dha shumë eksperiencë të rinjve fierak, pasi u ndeshën me një nga ekipet që njihet për akedeminë e tyre.
Sfida në Kroaci u mbyll me shifrat 3-1, në favor të Hajduk Split U-19. Apolonia dhe pse vinte nga një humbje në shtëpi, me rezultatin 3-0 nuk u dorëzua për asnjë moment pasi në takimin e sotëm ishin shqiptarët të cilët kaluan të parët në avantazh.
Poll