
Komisioni i Apelit ka marrë parasysh kërkesën e Fation Kirit duke ndryshuar vendimin e Komisionit të Disiplinës.
Në dhjetor, lojtari i Vllaznisë u dënua për gjithë edicionin sportiv, ndërsa tashmë do të jetë pjesë e skuadrës pas 5 javëve. Në njoftimin e bërë në kanalin zyrtar të Federatës Shqiptare të Futbollit thuhej:
“1.Pranimin e pjesshëm të ankimit të z.Fation Kiri
2. Ndryshimin e Vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës nr.16, datë 14.12.2022, pika 26 duke vendosur pezullimin per 5 jave ndeshje te lojtarit Fation Kiri, duke filluar nga data 14.12.2022
3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër”.
Çfarë parashikonte vendimi i Komisionit të Disiplinës në dhjetor:
“Lojtari i Vllaznia, Kampionati Kombëtar i Futsal, Fation Kiri, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe sjellje ofenduese, në bazë të nenit 11/1/d, 11/1/f, 31, 38, 48/1 dhe 55/1 të KDS, përjashtohet nga të gjitha aktivitetet futbollistike të organizuara nga FSHF, për sezonin 2022-2023”.