
Ante Aralica ka lënë fazën përgatitore në Pogradec për të udhëtuar drejt Bullgarisë. Dëmtimi i pësuar në rrëzët e kofshës ka detyruar sulmuesin që të kërkojë ndihmë në shtetin bullgar. Javën e ardhshme stafi teknik e pret që të jetë gati për ndeshjen e parë të Superiores, ndërsa ende nuk dihet nëse shtatlarti do të mund të jetë i gatshëm. Ai do të bëjë injeksione dhe në stafin teknik janë optimistë për të.
Sakaq ditën e djeshme, Esat Mala arriti akordi me Vllazninë për të veshur fanelën shkodrane për sezonin e ri futbollistik. Mesfushori shtatshkurtër do të kontribuojë për kuqeblutë duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri për ta. Edhe pse përflitej te Partizani, në fund ai zgjodhi Vllazninë e Shkodrës duke befasuar gjithë sportdashësit shqiptarë. Ndryshe nga sezoni i shkuar, këtë vit optimizmi është i madh te kuqeblutë.