Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

100 milionë euro, skuadra e Manchesterit i “qepet” pas Rafael Leaos

Shkruar nga NEWSPORT
100 milionë euro, skuadra e Manchesterit i “qepet” pas Rafael
Rafael Leao

Çdo ditë e më shumë klubet mendojnë për merkaton e verës. Kështu një prej tyre është edhe Manchester United, të cilët kanë “piketuar” një nga futbollistët e Milan.

Sipas “The Daily Mail” dhe “Football Transfer” bëhet me dije se në radarin e “Djajve” ka rënë Rafael Leao. Drejtuesit e shikojnë portugezin si shumë të rëndësishëm për repartin e avancuar për sezonin e ri.

Për 26-vjeçarin anglezët mendojnë të shpenzojnë rreth 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij. Afrimi i mundshëm i tij do të shtonte shpejtësinë dhe driblimet në krahun e majtë. Kontaktet mes klubeve pritet të nisin në muajt në vazhdim dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë mes tyre.

Poll

Lexo gjithashtu