
Ansi Agolli, kapiteni më i ri i kombëtares shqiptare është shprehur tejet i lumtur për ndeshjen e sotme. Në një intervistë për mediat, Agolli u shpreh:
"Shpresojmë të kemi fat në të ardhmen. Unë pas fërshëllimes së arbitrit nuk isha në fushë për të festuar pasi shkova te dhoma antidoping për provë. Një pikë duhet ta kishim marrë edhe më para, por përfundoi si përfundoi. Pavarësisht se u mundëm dy herë, ne kemi pasur rastet tona. Me besim dhe me punën e trajnerit, i cili punoi shumë psikologjikisht me ne, arritëm këtë fitore historike. Ndeshjet janë shumë afër me njëra-tjetrën dhe nuk kishim kohë të mendonim për humbjet. Fizikisht jemi shumë mirë, kemi vrapuar shumë këto ndeshje. Si kapiten nuk motivova asnjeri, pasi për këtë ndeshje të gjithë ishin të motivuar. Këto ndeshje janë adrenalina jonë. Ekipi automatikisht motivohet vetë. Pjesën e dytë e luajtëm shumë mirë, sepse duhet ta kontrollonim ashtu siç e bëmë. Por nuk duhet harruar uniforma e zezë, sepse qenka fat për ne, megjithëse ngjyra simbolizo diçka tjetër", përfundoi mëngjërashi i Kombëtares Shqiptare.