Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Buzëqeshje më në fund, Cungu nuk ankohet më

Shkruar nga NEWSPORT
Buzëqeshje më në fund, Cungu nuk ankohet më

Vllaznia ka fituar pasditen e djeshme miqësoren me Otrant Ulqin në Malin e Zi me rezultatin 2-0, ndërsa futbollistët duket se kanë kënaqur trajnerin kuqeblu. Armando Cungu, pas ndeshjes është shprehur i kënaqur me lojën e zhvilluar, duke thënë se kjo ka qenë ndeshja më e mirë e Vllaznisë gjatë kësaj periudhe.

"Jam i kënaqur me lojën e zhvilluar në këtë takim miqësor. Ka qenë ndeshja më e mirë për ne, sidomos gjatë pjesës së parë. Pavarësisht nivelit të kundërshtarit, më duhet të them se skuadra u shpreh mirë në fushë. Deri më sot kemi një lojtar në provë dhe më duhet ende kohë për ta parë atë. Por, nuk është se më la ndonjë impresion të veçantë, më duhet kohë ta shikoj", tha Cungu.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga