Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ “Është sharë në kor nga e gjithë tribuna”, drejtori i Egnatias flet për gjestin e Aleksit: Nuk ishte për tifozët e Partizanit, por…

Shkruar nga Nikoll Rajta
EKSKLUZIVE/ “Është sharë në kor nga e gjithë
Foto ilustruese: Klejdi Zenelaj - Albano Aleksi

Egnatia u mposht dje në transfertë përballë Partizanit me shifrat 2-0. Megjithatë, në atë supersfidë nuk ishte vetëm rezultati ajo që ra në sy, por edhe kartoni i kuq i kapitenit të kampionëve, Albano Aleksit.

Pas daljes me të kuq, ky i fundit bëri një “gjest” ku pas atij veprimi u “kryqëzua”, për ofendim ndaj tifozëve të kuq. Pikërisht për këtë situatë, në një prononcim të dhënë për Newsport.al, ka folur drejtori sportiv i rrogozhinasve, Klejdi Zenelaj.

Zyrtari i Egnatias e thotë qartë se veprimi i Aleksit ishte moment gjaknxehtësie dhe duke njohur “tipin” e tij, ishte brenda normave. Ndër të tjera, Zenelaj thekson se nuk ishte sulm ndaj tifozëve të Partizanit, por ndaj një individi të vetëm.

“Kartoni i kuq i Aleksit është një moment gjaknxehtësie dhe një situatë normale në fushë midis dy futbollistëve, nga e cila ai mori kartonin dhe ndëshkoi ekipin në një moment që nuk duhej. Por, duke parë karakterin dhe tipologjinë e lojtarit, është diçka brenda normave.

Përsa i përket gjestit që ai bëri, është një gabim i tij që e kemi diskutuar, por nuk është sulm ndaj tifozëve të Partizanit, por një incident personal me një individ që nuk përfaqëson tifozërinë e kuqe. Edhe pse u ofendua në kor nga tribuna përballë, gjë që është e përsëritur dhe federata duhet të marrë masa që të mos përsëritet, ai nuk iu kthye për asnjë moment tifozërisë së kuqe.

Përpara se të vendosim gishtin te lojtarët, duhet të kujdesemi që sharjet në kor në stadiumet tona kundër një individi duhet të cilësohen njësoj si thirrje raciste dhe duhet të merren masa ndëshkimore. E njëjta gjë i ndodhi edhe trajnerit të Partizanit në Elbasan dhe s’është një gjë e mirë për klubin.

Si drejtues të Egnatias, ju garantojmë se raportet me klubin e Partizanit janë shumë korrekte dhe gjithashtu me tifozërinë e saj, të cilët i kemi mirëpritur edhe në Rrogozhinë, pavarësisht çdo rezultati, dhe një incident i mbyllur nuk mund të komprometojë këto raporte”, tha Zenelaj.

Poll

Lexo gjithashtu