Andi Ribaj ishte sërish në pozitën e trajnerit edhe ndeshjen e sotme të Flamurtarit karshi Teutës, e përfunduar në barazimin 1 – 1. Skuadra vlonjate i shkojë shumë pranë fitores, por nuk rezistoi dot deri në fund. Pas 26 javësh në Superiore, Flamurtari mban vendin e fundit me 21 pikë:
“Çdo pikë vlen shumë. E kishim përgatitur mirë, por futbolli i ka të treja rezultatet brenda. Ne e dinim që Teuta luante me 4-4-2. Në krahun e djathtë, lojtari i tyre bënte markime në thellësi.
Në pjesë e dytë, bëmë një ndërrim sepse lojtari ynë kishte edhe një karton të verdhë. Kishim punuar gjatë javës si në fazën mbrojtëse dhe atë sulmuese.
Gjatë ndeshjes ka shumë dinamika. E menduam të prisnim në zonën 2 dhe t’i kapnim në kundërsulm për të mbyllur ndeshjen. Shkarkimi i Moriero? Unë e di që ai aktaulsiht është i pamundur. Nuk më takon mua të flas për këtë çështje”.
