Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Prishen pazaret për Egnatian pas Partizanit, nuk ka 150 mijë euro për rrogozhinasit

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Prishen pazaret për Egnatian pas Partizanit, nuk ka 150
Klubi i Egnatias

Arbenit Xhemajli nuk do të largohet nga Egnatia. Ndryshe nga sa është raportuar më parë, shtatlarti i rrogozhinasve do të vijojë të qëndrojë në Superiores. Burime të besueshme pranë lojtarit bëjnë me dije për Newsport.al që marrëveshja ka dështuar në aspektin financiar.

Drejtuesit e Egnatias kanë kërkuar 150 mijë euro për kartonin e futbollistit, por klubi i Aktobës nuk ka qenë gati për të paguar një shifër të tillë.

Të njëjtat burime tregojnë se është tentuar arritja e një marrëveshje dypalëshe duke futur në klauzolë dhe një pagesë të lojtarit, por diçka e tillë s’është pranuar nga ky i fundit. Në këtë mënyrë, Xhemajli do te vijojë të jetë pjesë e Egnatias.

Ndërsa mësohet se në Azi do të mund të përfitonte plot 20 mijë euro në muaj. Kujtojmë që qendërmbrojtësi nuk ishte në fushë as sot ndaj Partizanit, ndeshje ku Egnatia u mposht me rezultatin 2 – 0.

Poll

Lexo gjithashtu