
Pas Myrto Uzunit, Anis Mehmeti është lojtari tjetër i kombëtares që ka dalë në konferencën për shtyp në kuadër të ndeshjes me Ploninë. Ky takim do të luhet më 27 mars në varshavë dhe është e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Mehmeti mori ftesën e kombëtares për herë të parë, teksa Sylvinho e bëri pjesë të këtij grumbullimi pas paraqitjeve fantastike në Angli .
Transferimi në janar te Bristol City? Sigurisht lëvizja e janarit ishte e duhur dhe jam shumë i lumtur që jam në kombëtaren.
6 lojtarë në sulm dhe skema 4-3-3. Mendon një vend titullari në Varshavë? Po jam gati, unë luja për gjithçka, si sulmues i majtë dhe si 10-tësh.
Sa janë shancet për të fituar në Poloni? Është një ndeshje shumë e fortë, spese lojtarët luajnë në kampionatet e forta. Shkojmë për pikë në Varshavë. Unë dua të rri këtu dhe si çdo lojtar do të jap maksimumin për këtë fanelë. Tani erdhi dhe jam shumë i lumtur.
Si është të veshësh fanelën? Është një ëndërr për mua dhe familjen time dhe të luaj për kombëtaren. Kjo fanelë është diçka e veçantë. Sylvinho më ka thënë se çfarë ke bërë në Angli bëj edhe këtu.
Sa shance ke të luash titullar? Unë jam gati për gjithçka dhe jam gati të luaj që nga fillimi.
Lojë sulmuese përballë Polonisë? Ne kemi taktikat tona se si do të jemi në fushë. Polonia dhe Lewandowski janë të fortë por luajmë shancet tona.
Championship? Unë kam luajtur në këtë këtë kategori, më pas rash në Kategorinë e Parë. Championship është një kampionat i fortë.