
Anglia kryeson grupin B falë fitores me Uellsin në ndeshjen e fundit me gola të Jamie Vardy dhe Daniel Sturrige. Pikëpyetja mbetet se me kë do ta nisë Anglia në sulm kundër Slovakisë.Një fitore do ti jepte Anglisë vendin e parë në grup duke e bërë më të lehtë ndeshjen e raundit tjetër.
Dilemat e trajnerit Hodsgon është se kë do të vendosë përpara në sulm, edhe pse Rooney në ndeshjen e fundit luajti në qendër të mesfushës për të pjesa më e preferuar është sulmi. Ndërkohë që dy golashënuesit kërkojnë vend të sigurt në formacion .Alternativa tjetër e Anglisë për të vendosur në qendër të sulmit është sulmuesi Marcus Rashford i cili luajti si zëvendësues në ndeshjen me Uellsin dhe nu bë lojtari më i ri që ka luajtur për Anglinë në Kampionatin Europian.