
Anglia në 1/8-at e finales në Euro 2016 do të luajë me Islandën. Islanda në minutat e fundit mposhti Austrinë në Grupin F duke kaluar në vendin e dytë të këtij grupi dhe duke siguruar kualifikimin historik në 16 më të mirët e Euro 2016. Deri tani janë konfirmuar edhe dy ndeshje tjera, Zvicra – Polonia dhe Italia me Spanjën. Angli – Islandë do të zhvillohet më 27 qershor në Nice.
Poll