
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin mikpritës për Bordin Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Mesdhetar i cili zhvilloi për herë të parë një mbledhje në Shqipëri. Rama falenderon nismat e ndërmarra nga KOKSH dhe premton se do të ketë gjithnjë e më shumë ndihmë monetare nga qeveria për angazhimin e fëmijëve në sport.
“Nuk është e lehte të angazhohesh në sport ashtu si në virtualitet. Ne do të bëjmë gjithnjë e më shumë përpjekje e do të vendosim gjithnjë e më shumë para sepse përfshirja e fëmijëve në sporte është po aq e rëndësishme sa ndërtimi i shkollave. Është një lloj tjetër edukimi.
Unë jam falenderues KOKSH-it dhe të gjithë juve për këtë lëvizje që është organizuar në këto lloj organizatash që japin shpresë, përvojë dhe ndihmë për të krijuar një hapsirë ku njerëzit e sporteve mësojnë nga njëri-tjetri”, u shpreh Rama.