Denis Rexha, gjyqtari anësor i ndeshjes së djeshme Tirana – Kukësi, dukshëm nuk sinjalizoi gjyqtarin kryesor të sfidës Tirana – Kukësi, për një penallti si e drejtë e Tiranës, që e pa fare hapur dhe që shkaktoi edhe protesta nga futbollistët e Tiranës, për një prekje të topit me dorë nga Pejiç.
Po cili është gjyqtari që vendosë të “luajë” me fatin për së dyti ndeshje radhazi me Tiranën? Nëse gjyqtari Sadiku një javë më parë për newsport.al pranoi se kishte gabuar që nuk i dha penalltinë Tiranës në ndeshjen me Laçin, Lorenc Jemini, gjyqtari kryesor i sfidës Tirana – Kukësi, për neësport.al thotë se nuk i lejohet të flasë.
Lorenc Jemini thotë gjithashtu se mendon njëlloj si në fushë, (duke mos dashur të citohet). Por meqë vendosi për tre pikët e mohuara për Tiranën, patjetër që Jemini, do të duhet të përballet me realitetin. Ai mendon pra, sipas asaj që thotë, se ka vepruar drejt.
Lidhur me kartonin e kuq që pretendohet nga Kukësi, Jemini e sqaron sërish se rregullorja e re ka ndryshuar, ndërkohë që media, apo edhe njerëzit e futbollit sipas tij, nuk janë njohur me të.
[caption id="attachment_37064" align="alignleft" width="300"] Denis Rexha[/caption]
Ndërsa anësori Denis Rexha, është baba i dy fëmijëve nga Fushë-Kruja, dhe ajo që bie në sy nga faqa e tij publike në facebook, ka një jetë familjare të rregullt. Një djalë trendy, energjik, i qeshur e i ri, bëhet më tepër “serioz” brenda fushës së drejtë. A e ka njëlloj drejtësinë në jetë me drejtësinë në fushë? Kjo do të shihet gjatë kampionatit.
Shumë aktiv në rrjetet sociale, poston fotot me një aktivitet të zgjeruar jashtë Shqipërisë. Madje, edhe preferencat e tij ku dëshiron të bëjë pushimet.
Por ajo që të bën përshtypje për gjyqtarin e ri, është batuta e tij me miqtë, kur mendon se Cristiano Ronaldo, nuk është asgjë para tij.
[gallery columns="1" size="full" ids="37065"]
Në një foto me sekretarin e përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku, duke marrë stemën e FIFA-s, komentit të mikut të tij se ngjason me Cristianon, gjyqtari Rexha i përgjigjet: “Stema e Fifas shoku!ca Cristiano thu mor bos, me mort te keqen mu ai...”.
Kuptohet, asnjë nga këto batuta nuk ia heq seriozitetin në fushën e blertë një gjyqtari ambicioz, që pretendon të ecë përpara, pavarësisht se nga ngritja e flamurit apo bilbilit të tij, janë fatet e investimeve të mëdha të atyre që kërkojnë të sjellin kulturën e sportit në Shqipëri.
Rregullorja për ndëshkimin me karton në rastin e 11-metërshit
Rasti i 11-metërshit të akorduar nga Jemini në favor të Kukësit hapi debate në fillim në radhët e ekipit verilindor, që pretendoi për karton të kuq për Ilion Likën, si lojtar i fundit.
Por gjyqtari kryesor i akordoi vetëm karton të verdhë portierit të Tiranës. Një vendim i drejtë sipas rregullores, e cila ka ndryshuar së fundmi për rastet e ndëshkimit.
Nëse faulli që shkaktohet nga lojtari, është brenda zonës, sipas rregullores së re akordohet 11-metërsh, jo karton i kuq, por i verdhë. Ndëshkim me karton të kuq akordohet në rastet kur lojtari i fundit shkakton faull jashtë zonës, pra kur skuadra nuk penalizohet me 11-metërsh. Një rregull i tillë është menduar së fundmi për të mos penalizuar maksimalisht ekipet, si me 11-metërsh ashtu edhe me karton të kuq.