Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Andi Lila tregon ofendimin e Pogba, ja çfarë i ka thënë francezi në fushën e lojës

Shkruar nga NEWSPORT
Andi Lila tregon ofendimin e Pogba, ja çfarë i ka thënë

Andi Lila ishte një nga më të mirët në fushën e lojës në ndeshjen që u zhvillua ndërmjet Shqipërisë dhe Francës. Loja e tij në krahun e djathtë të mesfushës ka qenë shumë e saktë duke bllokuar kundërshtarët francezë.

Gjatë ndeshjes ai ka markuar shumicën e kohës Martialin dhe vetëm në momentin që ky u ndërrua detyra e vështirë e Lilës ishte të mbulonte Pogba.

‘’Gjatë ndeshjes unë markoja Martialin. Në momentin që ai u ndërrua detyra ime ishte të mbuloja Pogba. Ai është shumë i gjatë, më i gjatë se unë dhe në goditjet standarde nëse nuk e mbaje pak me hile shkëputej dhe na ndëshkonte. Më duhet ta mbaja me duar dy tre herë gjatë ndeshjes, duke i shpëtuar edhe shikimit të gjyqtarit’’, ka thënë Lila.

‘’Në një moment pasi gjyqtari nuk e vuri re faullin tim, Pogba mu drejtua dhe tha:a je i çmendur?’’, ka deklaruar Lila për kontaktin e tij me Pogba.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga