Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Andi Lila tregon historinë me Osmanin: Tefik, e di si hahet Pizza? Batuta e drejtorit të Tiranës do t’iu shkulë së qeshuri!!! (HISTORIA)

Shkruar nga NEWSPORT
Andi Lila tregon historinë me Osmanin: Tefik, e di si hahet Pizza? Batuta e

Andi Lila, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare në prezantimin e librit të tij autobiografik “Triumf”, tregoi një histori të viteve 2000, kohë në të cilën vendosi të bashkohej me skuadrën e Tiranës për të qenë në Superiore. Vinte nga Kavaja atë kohë, dhe shumë gjëra në kryeqytet edhe nuk i dinte.Të tilla ishin edhe grumbullimet, qëndrimet apo vaktet bashkë me shokët e skuadrës.

“Ishte pas viteve 2000 kur u bashkova te skuadra e Tiranës. Atë kohë ishim krijuar dy grupe: në njërin ishim ne që vinim nga rrethet, tek tjetri ishin ata të Tiranës. Dhe në ato fillime, ne të rretheve uleshim bashkë kur vinte koha e vaktit të ushqimit.

Dhe si të ardhur nga rrethet, kishim parë pak më pak se ata të Tiranës. Na erdhi për të ngrënë një pizza, që ne e pamë. Në krah kisha Tefik Osmanin, ai vinte nga Korça. E pyeta se mos e dinte ai më mirë sesi hahej.

Dhe e pyes Tefikun, sot Drejtori Sportiv i Tiranës.

O Tefik, si hahet kjo? E kisha fjalën nëse hahej me thikë e piru ose me dorë.

Pse s’e di ti si hahet, ma kthen Osmani.

Jo,- i them.

Me bukë mo hahet, si të hahet! – përgjigjet Osmani”.

E gjithë kjo ngjarje shkaktoi të qeshura pa fund në promovimin e librit “Triumf” të Andi Lilës, një ceremoni që u zhvillua dy ditë më parë në ambientet e Habitat Hotel në Tiranë, mes dhjetëra të ftuarve nga bota e sportit, spektaklit, miq e dashamirës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga