Kavajësi i kombëtares Shqiptare, Andi Lila u shfaq shumë i lumtur para kamerave pas përfundimit të ndeshjes aq sa edhe emocionet e kishin mbërthyer. Ai ia dedikon këtë fitore të rëndësishme trajnerit kuqezi, Xhani De Biazi. Sipas Lilës, merita që kishin arritur deri aty ishte pikërisht e teknikut Italian. Përveç të tjerave, Lila tha: “Bëmë një ndeshje që nuk do të harrohet për shumë kohë. Dhamë maksimumin e mundshëm në fushë, ku kishim edhe mundësi të tjera shënimi. Gjithë merita që ne sot jemi duke festuar, është pikërisht e trajnerit tonë, Xhani De Biazit, i cili na motivoi shumë në këtë takim. Por jo vetëm kaq, ai punoi shumë me psikologjikisht duke na bindur që ne mund ta fitonim takimin. Dhe ja ku jemi, ia dolëm dhe falë punë së shkëlqyer të tij”, përfundoi 30-vjeçari i kombëtares Shqiptare.