Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Andi Hadroj tremb Partizanin para Valmieras

Shkruar nga NEWSPORT
Andi Hadroj tremb Partizanin para Valmieras

Andi Hadroj është detyruar të lërë në mes seancën e djeshme stërvitore te Partizani. Mbrojtësi i djathtë i të kuqve po merrte ngarkesën e duhur bashkë me pjesën tjetër të skuadrës.

Por, kur trajneri Zoran Zekiç i urdhëroi të gjithë për të kryer vrapime të shpejta, pukiani ndjeu një dhimbje në pjesën e pasme të kofshës.

Kjo e detyroi të largohej nga fusha, teksa u pozicionua në hyrje të tunelit duke ndjekur pjesën tjetër të stërvitjes. Ende nuk dihet nëse ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e javës së ardhshme kundër Valmieras, e vlefshme për turin e tretë të Conference League.

Stafi mjekësor po e ndjek me kujdes dhe vetëm në ditët e ardhshme do të vendoset për të. Kujtojmë që Hadroj është pjesë e rëndësishme e kampionëve të Shqipërisë duke qenë titullar i padiskutueshëm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga