
Siç është përfolur kohët e fundit për një transferim të mundshëm të Andi Hadroj drejt Turqisë, duket se më në fund kjo do të ndodhë.
Sipas “SuperSport”, mbrojtësi i krahut i Partizanit dhe kombëtares së Shqipërisë ka arritur akordin me klubin turk të Gaziantep. Përflitet se do të jetë një kontratë 3-vjeçare dhe me një pagë mujore prej 30 mijë eurosh.
Në krahun tjetër “Demat” pritet të fitojnë rreth 500 mijë euro nga ky operacion. Pritet që ndeshja e kthimit që Partizani ka kundër Atletic Escaldes të jetë edhe e fundit për Hadrojn.
24-vjeçari ka luajtur 64 ndeshje me Partizanin, por është aktivizuar edhe me Laçin e Bylisin. Një hap i madh për të ka qenë arritja e Kombëtares pasi fitoi besimin e trajnerit Sylvinho.
Ky kalim në kampionatin turk do ta ndihmonte më shumë Hadrojn pse jo për të qenë dhe titullar në Kombëtaren kuqezi.