Andi Hadroj foli për mikrofonat e Oversport pas fitores me Kastriotin ku u pyet për ftesën e Kombëtares. Hadroj premton se do të japë maksimumin që të mbajë lart flamurin e Superiores.
I vetmi me kombëtaren nga Superiorja, si ndihesh? Falenderoj Partizanin dhe ekipet më përpara. Pa Partizanin nuk do isha këtu. Falenderoj këmbët e mia. Jam i lumtur. Është ëndërr, jam krenar. Shpresoj të kem minuta, me shpresë të zotit, të shohim fillimisht stërvitjen e parë.
Synimi i parë është të bëj maksimumin këtu te Partizani. Do bëj maksimumin të kapim titullin më pas Europën. Shembull nga Kombëtarja? Normalisht, Hysaj kush tjetër.
Poll