Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Andi Hadroj bën me “krahë” Zoran Zekic, Partizani ka gati “kurthin” anti-Valmiera

Shkruar nga NEWSPORT
Andi Hadroj bën me “krahë” Zoran Zekic, Partizani ka gati

Partizani do të luajë ditën e nesërme ndaj Valmieras në Letoni, sfidë e vlefshme për turin e tretë të Conference League. Kjo përballje do të startojë duke nisur që nga ora 19:00.

Të besuarit e Zoran Zekic do të tentojnë fitoren në këtë transfertë për ta bërë gjithçka më të lehtë për sfidën e kthimit një javë më pas. Të kuqtë tentojnë kualifikimin në “Play-Off” dhe do të japin “zemrën” në fushë.

Lajme të mira vijnë nga kampi i kryeqytetasve, të cilët tashmë janë akomoduar në Letoni. Andi Hadroj bën me “krahë” stafin e demave, pasi me shumë gjasa tashmë mbrojtësi do të jetë titullarë ndaj letonezve. Hadroj para disa ditësh mori një tërheqje dhe dukeet se është rikuperuar dhe do të zërë vendin e tij në formacion.

E vetmja dilemë mbetet në mesfushë, ku Taipi dhe Maget luftojnë mes tyre për një fanelë titullari, teksa pjesa tjetër e ekipit do të jetë e njëjtë si ndaj skuadrës së Atletic Ascaldes.

Formacioni i mundshëm: Qirko, Hadroj, Sota, Kocijan, Atanaskovski, Murataj, Mehmeti, Rrapaj, Taipi (Maget), Mba, Cara.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga