
Në orën 21:00 luhet çerekfinalja e parë e Champions League mes Real Madrid dhe Chelsea. Carlo Ancelotti për këtë sfidë ka të gjithë grupin në dispozicion përveç Ferland Mendy që është prej kohësh i dëmtuar.
Nga ana tjetër Lampard do të ketë përballë ish-trajnerin e tij tek Chelsea me të cilin fitoi një Premier League në 2010. Chelsea vjen me disa rikthime në formacion dhe një prej tyre është dhe N’Golo Kante që rikthehet të luaj në Champions.
Formacionet Zyrtare:
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal; Militao; Alaba; Camavinga; Valverde; Modric; Kroos; Rodrygo; Vinicius; Benzema. Trajner: Carlo Ancelotti
Chelsea (3-5-2): Kepa; Koulibaly; Thiago Silva; Fofana; Reece James; Kante; Enzo Fernandez; Kovacic; Chillwell; Sterling; Joao Felix. Trajner: Frank Lampard