Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Amir Abrashi: Kemi besim te Hysaj

Shkruar nga NEWSPORT

E gjithë vëmendja tashmë është kthyer te Elseid Hysaj. Mbrojtësi i djathtë i kuqezinjve, i cili është dhe lojtari më i shtrenjtë i Kombëtares do të mbajë shiritin e kapitenit në sfidën e së mërkurës kundër Francës. Por, si të mos mjaftonte presioni që ky lojtar ka mbi supe për detyrën e re, shtohet edhe ai mediatik. Gazetarët gjatë konferencës për shtyp kanë "bombarduar" Amir Abrashin me pyetje për kapitenin e ri, por ai ka ditur t'ia dalë. "Hysaj është lojtar i mirë. Luan me ekip të madh si Napoli dhe ka eksperiencën e duhur për të luajtur ndeshje të mëdha. Ai do të jetë kapiteni ynë dhe do të bëjë më të mirën si në ndeshjet e tjera. Hysaj është lojtar i ri, por ai është lojtar me eksperiencë. Por me rëndësi është që ai na ndihmon si lojtar dhe si kapiten",u shpreh Abrashi për Hysajn.

[caption id="attachment_3164" align="alignleft" width="196"]abrashi aksion Amir Abrashi në aksion gjatë takimit Shqipëri - Zvicër[/caption]

Sa i përket Francës, ai u shpreh se këtë skuadër e njohhin më mirë se të tjerat dhe se nuk do të përsërisin gabimet si me Zvicrën. "E njohim Francën shumë mirë. E kemi ndjekur edhe në miqësoret që ka zhvilluar, por edhe në takimin e fundit. Gabimet që kemi bërë kundër Zvicrës do t'i përmirësojmë në këtë ndeshje. Do të tregojmë se në dimë të luajmë. Ne kemi treguar që nuk i kemi frikë skuadrat e mëdhaja. Kjo ka ndodhur dhe në dy ndeshjet e fundit me Francën, ku i kemi marrë pikë. Ata kanë presionin. Gabimet duhet ti përmirësojmë dhe ndeshja do të dalë krejt ndryshe. Është motivim i madh të luash për ekipin Kombëtar, nuk është presion", përfundon Abrashi.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga