Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Altin SULÇE i “nxjerr” sekretin SYLVINHOS për talentin kuqezi: Po shkëlqen këtë sezon, do ta marri në ekipin kombëtar

Shkruar nga NEWSPORT

Anis Mehmeti po kalon një formë fantastike me skuadrën e Briston City në Championship. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka fituar besimin e trajnerit të skuadrës, i cili në ndeshjet e fundit i ka besuar edhe fanelë titullari.

Forma e tij padiskutim ka tërhequr vëmendje e disa skuadrave dhe sigurisht edhe të trajnerit të kombëtares shqiptare, Sylvinhos. Pikërisht ky i fundit mesa duket është bindur nga aftësitë teknike të lojtarit dhe ka vendosur ta ketë pjesë të listës për ndeshjet e marsit.

Këtë sekret e ka zbuluar gazetari i emisionit “Ora Sport”, Altin Sulçe, i cili ka theksuar se timonieri brazilian ka kontakte të vzhdueshme me talentin kuqezi për ta afruar në ekipin kombëtar.

 “Po jap edhe unë një lajm për Mehmetin. E di që ka kontakt Sylvino, do që ta marri në ekipin kombëtar. Nga një burim, nga një shok i tij. Ka kontakte intensive, sepse është një lojtar që ka bërë diferencën”, ka zbuluar Altin Sulçe.

[caption id="attachment_682244" align="alignnone" width="298"] Anis Mehmeti, Briston City[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga