Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Allegri para Udines: Do jetë ndeshje ndryshe nga Roma apo Interi, mungon një mbrojtës

Shkruar nga NEWSPORT
Allegri para Udines: Do jetë ndeshje ndryshe nga Roma apo Interi, mungon

Juventus do të përballet me Udinesen të shtunën në shtëpi në orën 20.45, në kuadër të Serie A, Në prag të këtij takimi ka folur  trajneri i bardhezinjve, Maximilliano Allegri. Allegri tha se do jetë një ndeshje ndryshe nga ajo me Interin apo Romën, sakaq pranoi se do ketë ndryshime në formacion.  Ai la të kuptohet se Bonucci nuk do jetë për nesër.

"Nuk bëhet fjalë për reagim sepse Superkupa është një ndeshje teke dhe kampionati është një rrugë më e gjatë. Nesër do të përballemi me një ekip fizik, i cili mbrohet shumë mirë. Do të jetë një ndeshje ndryshe nga ato ndaj Romës dhe Interit. Do të duhet durim dhe qartësi, si dhe shumë saktësi teknike: duhet të përmbysim atë që ka qenë deri tani me ekipet mesatare-të vogla.Sigurisht që do të ketë disa ndryshime sepse kemi luajtur shumë ndeshje. Kam disa lojtarë në dispozicion. Danilo ende nuk është në maksimumin e tij dhe Bonucci ka pasur një tendosje të vogël të muskujve, ai nuk do të jetë nesër, do ta kemi në dispozicion pas pauzës" - tha ai. Juve renditet e pesta.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga