
Shkumbini një ekip në Kategorinë e Dytë, por me synime të mëdha. Ekip që kërkon të përmirësohet dhe të shkojë sa më lart të jetë e mundur në futbollin shqiptar.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare të klubit peqinas, presidenti i Shkumbinit, Ali Kasa ka thënë fjalën e tij me anë të një mesazhi të gjatë dhe të qartë për tifozët. Ai ka përmendur dashurinë e tij për futbollin, inkurajuesit, por dhe ata që kërkonin ta ndalonin të merrte përsipër diçka të tillë.
Gjithashtu presidenti Kasa kërkon mbështetjen e të gjithë peqinasve, për t'i rikthyer Peqinit dinjitetin në futboll dhe duke kërkuar bashkim.
“✍️ Mesazh i Presidentit Ali Kasa drejtuar bashkëqytetareve dhe dashamirësve të sportit në Peqin!
Bashkëqytetaret e mi!
Vendimi për t’u bërë pjesë aktive e botës së ⚽️ futbollit ishte më i vështirë sesa ai për të ndihmuar dhe mbështetur ekipin tonë të zemrës, Shkumbinin!
Paralelisht me vendimin që mora për të investuar në sport, konkretisht në futbollin shqiptar, e kisha të qartë se në çdo rast, përkundrejt terrenit se ku do të “ngulitesha”, kjo nuk do të më pengonte që të suportoja në cdo rast më mundësitë e mija futbollin e qytetit tim.
Vendimarrjen për të administruar Shkumbinin e konsideroj kënaqësi e privilegj, e natyrisht edhe një përgjegjësi të madhe përpara jush si bashkëqytetare dhe padiskutim në mënyrë të vecante përpara tifozeve më të zjarrte, ata që i kanë qëndruar pranë ekipit në ditët më të vështira, ata që kanë përjetuar emocione pozitive e negative dje dhe sot, por kurrë nuk e kanë braktisur me zemër ekipin. ❤️⚽️
Nuk e mohoj faktin që ka pasur shumë prej miqve e kolegeve që më panë me shumë skepticizem e ndoshta edhe më shumë se kaq si të “çmendur”, kur i tregova planin për të financuar Shkumbinin. “Ç’të duhet kjo punë, futbolli është grope, etj, shprehje si këto, nuk e lëkunden bindjen time, në objektivin për ta nxjerre klubin e futbollit nga situata ku është.
Sikurse nuk mund ta fsheh faktin që aktorë e faktorë të rëndësishëm lokal si kryebashkiaku Bukurosh Maçi, Aqif Rakipi, Saimir Hasalla, Dashnor Sula, Gugash Magani etj, të cilët më nxitën e më inkurajuan në marrjen e kësaj përgjegjësie të madhe duke më ofruar edhe bashkëpunim për të mirën e skuadrës sonë të zemrës. Dua t’ia atribuoj vendimarrjen time edhe familjes, prinderve dhe vëllezerve, të cilët jo vetëm kanë një rol jetik në formësimin tim profesional e shoqeror, por rrënjosen tek unë dashurinë dhe lidhjen e madhe për vendlindjen.
Të dashur bashkëqytetare dhe dashamirës të sportit; futbolli është një nga vlerat e mëdha me të cilat Peqini dhe zona jonë krenohet, ashtu sikurse krenohemi me asetet tona të çmuara të trashëgimisë historike dhe kulturore. ✅️
Shumë shpejt ne do të festojmë 100-vjetorin e krijimit të klubit të futbollit. E për mua nuk ka kënaqësi më të madhe që të bëhen pjesë e kësaj historie deri më tani të bukur 99-vjecare, për të cilën falenderojmë me zemër këdo që ka dhënë kontribut ndër vite e dekada.
Ju siguroj se jam këtu jo për të qenë kalimtar; unë jam këtu për të qënë bashkë më ju dëshmitare të një ndryshimi të madh, për të rikthyer Shkumbinin aty ku e meriton, në mesin e më të mirëve. Këtë gjë do ta bëjmë me vepra, jo me fjalë për të çuar përpara një projekt serioz në aspektin profesional dhe financiar.
➡️ Ne duam, dhe do të ndërtojmë një klub me baza moderne, i cili të jetë solid dhe të krijojë vazhdimësi nga moshat deri tek ekipi i parë.
Infrastruktura dhe Akademia janë çelësi i suksesit, ndaj ne vëmendjen do ta fokusojmë fort në këto aspekte, duke mos lënë pas natyrisht suksesin e shpejt në rezultate tek ekipi i parë në mënyrë që festimet e 100-vjetorit të na gjejnë një kategori më lartë!
Sukseset nuk janë kurrë individuale, ndaj kërkoj mbështetjen e të gjithë bashkëqytetareve të mi, tifozë dhe jo vetëm, drejt një qëllimi të vetëm: ti rikthejmë dinjitetit Peqinit në sportin më të dashur, futbollin.
Jam i sigurtë se bashkë do t’ia dalim!
Forca Shkumbini! ❤️”