Flamurtari 1-2 Korabi (Kondaj 81' / Keko 45', 90+11')
Flamurtari dhe Korabi u përballën ditën e sotme në “Arenën e Demave” për gjysmëfinalen e Play-Off. Dibranët arritën të fitonin në një ndeshje të çmendur. Dygolëshi i Albers Kekos, me atë të fitores në minutën e 101 bën që Korabi të kalojë në finalen e madhe ku do të përballet me ekipin që përfundon i 8-ti në Superiore.
Formacionet Zyrtare:
Flamurtari (4-4-2): Kuka; Liçaj, Pjeshka, Ramadani, Vitija; Fernando, Yuri, Indio, Igor, Ribaj, Pedro; Trajner: Diego Longo
Në stol: Kaloshi, Silue, Shkalla, Beqja, Flores, Kondaj, Lleshi, Disha, Bylykbashi, Qarri
Korabi (4-3-3): Qyrani; Selmani, Lala, Paplekaj, Tabaku; Marku, Lila, Mziu; Keko, Beshiraj, Kasalla; Trajner: Shpend Kumbarçe
Në stol: Mehidri, Xhafa, Tanushi, Joti, Koçi, Buci, Demaj, S.Lilaj, Hasaj.
RASTET:
90+17' Përfundon ndeshja.
90+15' Kaos në fushën e lojës, përplasjet pas golit sjellin 4 kartona të kuq. Ramadani, Oliveira dhe Bylykbashi largohen me të kuq nga Flamurtari ndërsa Marku nga Korabi.
[video width="760" height="420" mp4="https://newsport.al/wp-content/uploads/2023/05/0000.mp4"][/video]
90+11' Festë e ÇMENDUR e dibranëve, Albers KEKO i jep fitoren Korabit
81' Kondaj barazon ndeshjen, prekja e parë e topit dhe e dërgon në rrjetë.
66’ Moment i frikshëm teksa Sokol Mziu ka marrë një goditje të rëndë teksa po ndalte topin në hyrje të zonës. Kërkohet menjëherë ndërhyrja e stafit mjekësor dhe ambulancës.
46' Nis pjesa e dytë.
45+4' Mbyllet pjesa e parë.
45' Feste e Korabit, Albers Keko zhbllokon sfidën.
33’ Mundësi e artë për të shënuar e Kekos i cili shfaqet i vetëm para Kukës në një kundërsulm teksa gabon më pas gjithçka para katërkëndorit duke gjuajtur jashtë.
[video width="760" height="420" mp4="https://newsport.al/wp-content/uploads/2023/05/rib.mp4"][/video]
13' Tjetër rast i artë i Flamurtarit, gjuajta e Ribajt devijohet në traversë.
[video width="760" height="420" mp4="https://newsport.al/wp-content/uploads/2023/05/oli.mp4"][/video]
9’ Mundësia e parë e mirë e skuadrës së Flamurtarit është me De Oliveira i cili gjuan me të majtën por gjen përgjigjen e Qyranit.
1' Nis ndeshja.