
Pas trajnerit Sormani ka folur edhe kapiteni i skuadrës së kuqe Alban Hoxha. Ai e vlerëson kundërshtarin e nesërm, ku i cilëson më të fortë se skuadra e Slovan Bratislavës. Megjithatë "gardiani" i portës së Partizanit premton se të besuarit e Sormanit do të japin gjithçka në fushën e lojës.
"Luajmë në Champions League dhe sigurisht pak herë të rastis të luash në nivele të tilla. Jemi përgatitur mjaft mirë dhe grupi po kalon një formë pozitive. Tifozët janë lojtari ynë i 12-të ata na kanë ndjekur kudo madje dhe në ndeshje miqësore ndaj mbështetja e tyre është shumë e rëndësishme. Jam i bindur që do të jenë të shumtë nesër në "Elbasan Arena", përfundoi kapiteni.
Poll